Flash News

E-TJERA

Tetë të arrestuar dhe katër të proceduar për organizim të lotarive të paligjshme në Tiranë

Tetë të arrestuar dhe katër të proceduar për organizim
Policia e Shtetit ka vënë në pranga tetë persona dhe ka proceduar katër të tjerë në gjendje të lirë, si rezultat i operacionit policor të koduar "Bad Spin 13". Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Operacionet Speciale dhe Kërkimin, si dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13". Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: M. M., F. F., Xh. H., M. B., G. D., F. Rr., Xh. D., dhe A. M., banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. K., Sh. B., G. N., dhe G. Xh. 12 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

Të fundit