Flash News

E-TJERA

Tetori Rozë/ Avatarja me gjashtë gishta e Ramës mesazh sensibilizues për gratë

Tetori Rozë/ Avatarja me gjashtë gishta e Ramës mesazh

Fushata e Tetorit Rozë, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është hapur këtë vit me një mesazh nga një figurë jo fort e zakonshme.

Ministrja virtuale e shpikur nga kryeministri Edi Rama, e njohur tashmë si "Diella", ka 'publikuar' në rrjete sociale një mesazh sensibilizues për gratë dhe vajzat.

Ajo që bie në sy është fakti se avatarja e Ramës e cila shfaqet e veshur me ngjyrë rozë, në dorën e saj të djathtë ka gjashtë gishta, një gabim grafik që nuk mund të konsiderohet thjesht çështje estetike.

Tetori Rozë/ Avatarja me gjashtë gishta e Ramës mesazh

Ky fakt ngre shqetësime serioze për mënyrën sesi qeveria përfaqëson veten dhe qytetarët në çështje të ndjeshme siç është shëndeti. 

Si mund të merret seriozisht një “ministre” që nuk përfaqëson as në mënyrë vizuale një qenie njerëzore, e aq më pak të shihet si një figurë ligjvënëse që pretendohet të jetë përgjegjëse për prokurimet publike. 

Të fundit