Flash News

E-TJERA

“Tetori Rozë” në Tiranë, “Race for the Cure Albania” bashkon qytetarët kundër kancerit të gjirit

“Tetori Rozë” në Tiranë, “Race for the Cure

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili shënohet çdo vit me qëllim sensibilizimin e publikut për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Në kuadër të këtij muaji, Europa Donna Albania organizon ngjarjen më të madhe kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, 'Race for the Cure Albania', që do të zhvillohet ditën e shtunë​, Ora 10:00 te Sheshi Italia, pranë Stadiumit “Air Albania”. 

"Europa Donna Albania ka kënaqësinë t’ju ftojë të bashkoheni me ne në ngjarjen më të madhe kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Race for the Cure Albania, që do të zhvillohet ditën e shtune më:

11 tetor 2025​, Ora 10:00
Sheshi Italia, pranë Stadiumit “Air Albania”

Ky aktivitet simbolizon forcën, solidaritetin dhe shpresën, duke bashkuar pacientë, familjarë, profesionistë shëndetësorë, institucione, kompani dhe qytetarë që besojnë në fuqinë e komunitetit për të ndryshuar realitetin e grave dhe vajzave që përballen me kancerin e gjirit.

Të gjitha të ardhurat nga regjistrimet dhe sponsorizimet në website do të përdoren për sigurimin e proteza të silikonit falas për gratë dhe vajzat që kanë humbur gjirin.

​Ftesa është e hapur për të gjithë, pacientë, familjarë, miq, profesionistë dhe qytetarë që kujdesen për këtë kauzë.

Nëse dëshironi të regjistroheni apo të krijoni skuadrën tuaj, ju lutemi përdorni linkun: https://www.raceforthecure.eu/en/", njofton Europa Donna Albania. 

 

Të fundit