Flash News

E-TJERA

Teuta humb shansin për të kapur kreun, barazon me Kastriotin

Teuta humb shansin për të kapur kreun, barazon me Kastriotin

Teuta nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim pa gola përballë Kastriotit në javën e 24-t të Kategorisë Superiore, duke humbur shansin për t'u ngjitur në krye të tabelës së renditjes me pikë të barabarta me Laçin.

Në sfidën e luajtur në "Niko Dovana", "Djemtë e Detit" zhvilluan një pjesë të parë lojë të dobët duke mos kërcënuar asnjëherë portën e krutanëve, ndërkohë që në të dytën u shfaqën më kërkues, por pa arritur të gjenin golin e fitores.

Ky ishte barazim i 12-të në këtë sezon në kampionat për Teutën, që renditet në vendin e tretë të tabelës së renditjes me 42 pikë, po aq sa Partizani dhe Vllaznia. Ndërkohë, Kastrioti mban vendin e 7-të me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8-të.

Teuta humb shansin për të kapur kreun, barazon me Kastriotin

Të fundit