Flash News

E-TJERA

Teuta mposht me rezultatin 3-0 Vllazninë, Durrsakët fitojnë trofeun e dytë rradhazi në Superkupë

Teuta mposht me rezultatin 3-0 Vllazninë, Durrsakët fitojnë
Foto Iustruese

Teuta ka ngritur trofeun e Superkupës për të dytin vit radhazi. E veçanta e këtij viti ishte instalimi i sistemit VAR për të monitoruar sfidën.

Durrsakët mposhtën Vllazninë me rezultatin 3-0 duke marrë në duar fitoren e artë, për të cilën luftuan edhe shkodranët por nuk ia dolën dot.

Ishte Vllaznia ajo që dha sinjalet e para me Jonuzin, e më pas kundërpërgjigjia nga durrsakët me Dajën. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Albano Aleksi zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë për Tetutën, i ndihmuar edhe nga portieri Zogovic.

Goli i dytë u shënua nga Ildi Gruda, i cili dyfishoi rezultatin për durrsakët, duke lënë në hije Vllazninë. Tentativa e shkodranëve me Çobën dështoi. Ishte goli i Sebino Plakut që vulosi fatin e durrsakëve duke i dhënë triumfin dhe trofeun e Superkupës.

Të fundit