Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Tezja e Sibela Abedinit tregon si u njoh 27-vjeçarja me Altin Çokun
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kamëz ku një 27-vjeçare vrau veten, pas publikimit të një fotoje intime në Tik-Tok.
Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes që telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.
Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.
39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.
27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.
Tezja ka treguar për mediat se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku, ku dhe është njohur me këtë të fundit.