Flash News

E-TJERA

Tezja “hakmerret” për mbesën, dhunon mësuesen e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj

Tezja “hakmerret” për mbesën, dhunon mësuesen e

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj është dhunuar këtë të martë brenda ambienteve të instituciononit arsimor.

Policia bën me dije se mesuesja është dhunuar nga tezja e një fëmije. Mësohet se shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9-vjeçare të klasës së tretë, prej mësueses.

Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar te merrte femijen nga shkolla, nderkohë që u ndesh me të qarat e mbesës së saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit mësimor.

"Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.", njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit