Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
TFL publikon raportin: 83% e shqiptarëve e perceptojnë shëndetësinë të korruptuar

Shoqata “Together for Life” publikoi raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Ky është një studim gjithëpërfshirës që synon të japë një pasqyrë të qartë mbi përmasat e korrupsionit në sistemin shëndetësor, mbështetur në perceptimet dhe në përvojat konkrete të qytetarëve shqiptarë.
Anketimi është realizuar me 1,000 qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe gjetjet që ai prezanton janë shqetësuese. Sipas raportit, 83% e të anketuarve e konsiderojnë sistemin shëndetësor si të korruptuar, ndërsa 84% pranojnë se ata vetë ose dikush që njohin janë përballur me raste konkrete të mitëmarrjes për shërbime që në parim duhet të jenë falas, si ndërhyrjet kirurgjikale (75%), vizitat apo konsultat në spitale 56%), lindjet dhe kujdesi obstetrik-gjinekologjik (52%), etj. Ky nivel i lartë tregon se korrupsioni në shëndetësi nuk është vetëm një perceptim, por një realitet i përhapur dhe i normalizuar.
Qytetarët rendisin disa faktorë kryesorë që nxisin korrupsionin në këtë sektor, ku më të përmendurat janë: kultura e pranuar e ryshfetit (63%), mungesa e kontrollit dhe ndëshkimeve për rastet e konstatuara (56%), keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës (38%) dhe mungesa e vetëdijes dhe guximit të pacientëve për të raportuar (35%). Po ashtu, pagat e ulëta të personelit mjekësor (34%) dhe mungesa e burimeve financiare (21%) konsiderohen faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në përhapjen e korrupsionit.
Raporti evidenton se perceptimi për korrupsion është i lartë në të gjitha nivelet e shërbimit. Spitalet universitare perceptohen si më të korruptuarat (81%), ndërsa qendrat shëndetësore më pak të prekura nga ky fenomen (21%). Këto të dhëna theksojnë nevojën për reforma të thella, forcim të mekanizmave të llogaridhënies dhe rritje të transparencës në të gjitha nivelet e sistemit.

Gjetjet e raportit u prezantuan në një tryezë me përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve të pavarura, ekspertëve të fushës dhe medias.
Silvana Ramadani, Këshilltare pranë Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për të adresuar korrupsionin në shëndetësi.
Ajo bëri të ditur se brenda këtij viti, MSHAP së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, do të nisë një proces të posaçëm për vlerësimin e riskut të korrupsionit në sektorin shëndetësor, vlerësim i cili do të përfshijë të gjitha nivelet e ofrimit të shërbimeve dhe do të synojë identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve përmes masave sistemike.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mejvis Kola, vuri në dukje se raportet e prodhura nga shoqata ‘Together for Life’ e kanë ndihmuar institucionin në vite të përmirësojë politikat me qëllim kryesor vendosjen e qytetarit në qendër të sistemit.
“Edhe pse është evidente që shërbimet që ofrohen në të gjitha nivelet e sistemit publik shëndetësor janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë, veçanërisht në forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe për këtë nevojitet një bashkëpunim ndërmjet të gjithëve ne aktorëve që veprojmë në sektorin e shëndetësisë”, theksoi znj. Kola.
Duke iu referuar Raportit të prezantuar nga TFL, z. Alfred Leskaj, auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit deklaroi se ‘ky raport do të shërbejë për KLSH si një burim i vlefshëm për auditimet e ardhshme të performancës dhe përputhshmërisë në këtë sektor”.
“Për shkak të riskut të lartë dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë që ka në jetën e qytetarëve, KLSH ka përfshirë shëndetësinë në planet vjetore të auditimit,” nënvizoi z. Leskaj.
Vilfrida Bushati, Drejtore e Hetimit Administrativ pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, solli raste konkrete pacientësh të trajtuara nga institucioni, të cilat janë referuara nga “Together for Life”, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin dhe trajtimin e problematikave që prekin grupet vulnerabël, si fëmijët me leucemi apo pacientët hemofilikë, të cilëve u është mohuar qasja në medikamente të domosdoshme.
Raporti “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”, realizuar nga TFL, përfaqëson një thirrje të qartë për rritjen e transparencës, fuqizimin e mekanizmave të raportimit, mbrojtjen e sinjalizuesve dhe vendosjen e integritetit në qendër të sistemit shëndetësor. Nëpërmjet këtij Raporti “Together for Life” rithekson angazhimin e saj për të kontribuar në një sistem më të ndershëm dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve.
Kliko raportin e plotë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38