Flash News

E-TJERA

Tha se do votonte kundër Metës, Valteri-Roshit: Më mallëngjeve me fjalimin që të ka përgatitur Gaz Bardhi

Tha se do votonte kundër Metës, Valteri-Roshit: Më
Halit Valteri, Artur Roshi

Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës në seancën plenare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me deklaratën e kolegut të tij, Artur Roshit. Ky i fundit u shpreh kundër shkarkimit të Kreut të Shtetit.

"Rama sillet si babai i të drejtës, por është babai i pushtetit të rrëmbyer. Iniciativa e shkarkimit të parë të Metës kishte elemente më serioze, këtë herë jo. Ju zoti Rama nuk keni diferencë politike me presidentin. Ndaj unë do votoj kundër shkarkimit të presidentit", tha ndër të tjera Roshi.

Ndërkohë Valteri e ka cilësuar deklaratën e tij si të përgatitur nga Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD. Ai e ka akuzuar Metën se ka shkelur Kushtetutën. Valteri tha se ka qenë fatkeqësi që ka punuar me një grup me Roshin.

“Më mallëngjeve shumë Turo me fjalimin që të ka përgatitur Gaz Bardhi, por ky Presidenti që ti mbron nuk të njeh as për surrat, as për emër, as për deputet, as për dreq e as për gjë dhe duke dalë këtu para shqiptarëve duke mbrojtur Ilir Metën nuk bën gjë tjetër veçse na tregon ne se kemi pasur fatkeqësinë të punonim në një grup. Ilir Meta është personazhi politik që i ka marrë gjithçka vendit, i ka dhënë gjithçka Shqipëria, nuk ka ngelur gjë tjetër veçse të marrë koncesionin e fundit. Shqiptarët presin shkarkimin e shumëpritur, një rrugëtim fundi i një njeriu”, tha Valteri.

Të fundit