Flash News

E-TJERA

Tha se u ndalua me udhër të Ramës, Policia njoftim zyrtar për shoqërimin e Kastriot Islamit: Shau dhe kërcënoi efektivët me 'do ta shohim pas 25 prillit'

Tha se u ndalua me udhër të Ramës, Policia njoftim zyrtar
Në foto: Kastriot Islami duke dalë nga Komisariati i Policisë pas shoqërimit

Policia e Shtetit ka reaguar pas shoqërimit të ish-deputetit Kastriot Islami, pasi u kap pa maskë duke shëtitur nga Liqeni Artificial.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ish-deputeti shau me fjalë të ulta efektivët dhe i kërcënoi ata duke thënë ‘do ta shihni pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës’.

Mirëpo, ajo çka vihet re është se njoftimi i policisë është ndryshe nga “formatet” e tjera që jemi mësuar të shohim, në të cilat për të fshehur identitetin e personave Policia procedon përmes inicialeve.

Në këtë rast është përdorur emri i plotë i të shoqëruarit, teksa hidhen poshtë akuzat e tij, duke u quajtur të fabrikuara.

“Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.
Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit”, thuhet në reagimin e policisë.

Të fundit