Flash News

E-TJERA

Thaçi flet për dëshminë në Hagë: S'kam pasur akuzë politike, rrëfeva suksesin e UÇK-së

Thaçi flet për dëshminë në Hagë: S'kam

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për krimet e luftës si dhe akuzat ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj. Ai tha në "Real Story" se në Hagë nuk ka qenë i akuzuar politikisht, por si pjesë e UÇK-së.

"OSBE ka provuar përpara botës se në Kosovë janë bërë krime kundër njerëzimit. Nuk e di nëse dokumentat që janë publikuar janë origjinale ose jo. Unë kam shkuar në Hagë si 300 ushtarë të tjerë të Kosovës. Asgjë personale nuk më sfidon përballë objektivave strategjike të shtetit të Kosovës.

Drejtimi im rruga drejtë integrimit Euro-Atlantik të Kosovës. Unë nuk kam asnjë shqetësim personal. Vendimi për te pranuar ftesën e dëshmise në Hagë është vendim personal.

Unë nuk kam asgjë për të fshehur ndaj askujt.

 Unë rrëfeva historinë e suksesit të luftës së UÇK-së. Zyrtarët shqiptare duhet të flasin hapur për çështjen e trafikut të organeve që pretendohen në raportin e Dick Martin. Drejtuesit e institucioneve duhet të reagojnë ndaj këtyre akuzave", tha Thaçi.

Të fundit