Flash News

E-TJERA

Thaçi në Hagë, Berisha: Ndihem i lehtësuar, por nuk heq asnjë presje për ish-presidentin e Kosovës

Thaçi në Hagë, Berisha: Ndihem i lehtësuar, por nuk heq

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ndihet i lehtësuar lidhur me paraqitjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot para Gjykatës Speciale në Hagë, që hetimi ka rrëzuar akuzën kryesore të trafikut të organeve.

I ftuar në ‘vizion plus’, Berisha thotë nga ana tjetër se nuk heq asnjë presje për atë që ka thënë për Thaçin, kur u pyet mbi marrëdhënien me Thaçin, pas konfirmimit të aktakuzës.

“Lidhur me akuzat që i bëhen nga Haga ndihem i lehtësuar se kam qenë i bindur që hetimi ka rrëzuar akuzën kryesore të trafikut të organeve.

Në vlerësimin tim ata do u faktojnë shqiptarëve pafajësinë e tyre uroj me zemër që secili prej tyre të faktojnë pafajësinë, absurditetin e akuzave dhe të kthehen në Kosovë, qytetarë të lirë nga çdo akuzë. Nuk heq asnjë presje gjithçka kam thënë për Hashim Thaçin, zografin Bis dhe Baton Haxhinë, tradhtinë e tyre kombëtare në përpjekje për të copëtuar Kosovës, e për të lëshuar territore Serbisë.

Për të dytën, meritojnë të gjykohen dhe dënohen por jo në gjykatë ndërkombëtare por kombëtare në varen në shtyllën e turpit”, tha Berisha.

Të fundit