Flash News

Kosova

Thaçi në Hagë, Hoti përshëndet gatishmërinë: Të përballojmë së bashku këtë sprovë për Kosovën

Thaçi në Hagë, Hoti përshëndet
Foto Ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar para qeverisë se është në mbështetje të plotë për të gjithë figurat politike, ish-luftëtarë të UÇK-së që janë zgjuar në paraburgimin e Gjykatës së Hagës.

Teksa shprehu bindjen se para drejtësisë ndërkombëtare do të dalin si gjithmonë faqebardhë, Hoti theksoi se kjo është një provë për Kosovën që duhet përballuar me urtësi e vizion.

Më tej ai shton se Kosova do tu jetë përherë mirënjohëse vendeve mike që ndihmuan në cistet kritike të historisë së saj.

“Përshëndes gatishmërinë e tyre, qëndrimin dhe kulturën institucionale që dëshmon se Kosova i beson drejtësisë dhe bashkon me drejtësinë pa asnjë hezitim.

Si kryeministër dhe si qytetar t’i hedh një vështrim përpjekjeve tona që kemi bërë për të arritur te liria që gëzojmë. Në vitin 98-99 bota po shihte gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot dy dekada më pas kjo ndërhyrje shpëtimtare kujtohet si një akt i humanizmit të lartë ndërkombëtarë.

Andaj ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan në cistet më kritike të historisë tonë. Ne do të punojmë bashkërisht për të forcuar institucionet, e ardhmja qëndron mbi gjithë ne, ne secili në detyën e vet do të jemi në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në këto kohë të vështira me pandeminë ne po ballafaqohemi me forcimin e stabilitetit, duhet të tregojmë urtësi dhe vizion që së bashku ta përballojmë këtë provë. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë, ashtu si gjithmonë.

Qeveria vlerëson se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve kushtetuese, qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim për t’i realizuar qëllimet. Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë bartësit e institucioneve, presim bashkëpunim nga të gjitha subjektet në vend.

Qeveria pret nga të gjithë që të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, i besojmë drejtësisë dhe pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten as me të tjerët. Ky është qëndrimi i qeverisë karshi zhvillimeve”, deklaroi Hoti.

Të fundit