Flash News

E-TJERA

Thaçi në Hagë, Meidani: Kuvendi të ndërpresë funksionimin e Gjykatës Speciale, nëse nuk tregon që është institucion kosovar

Thaçi në Hagë, Meidani: Kuvendi të ndërpresë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërpresë funksionimin e Gjykatës Speciale të Hagës në një kohë afatshkurtuër në rast se aty nuk ndodhet asnjë shenjë e një institucioni kosovar.

Ky reagim vjen pas deklaratave të ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper i cili kërkonte të dinte se ku ishin akuzat e pretendimet për trafik organesh. Sipas Meidanit, mënyra si Thaçi u çuan në sallën e Gjykatës, me pranga ishte një turp.

Postimi i plotë:

Me beri pershtypje nje pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!...

 

Të fundit