Flash News

E-TJERA

Thanë se kishte armë me vete, flasin shokët e Klodian Rashës: I kishte fobi! S’kishte probleme, as hasmëri; kishte dalë për cigare

Thanë se kishte armë me vete, flasin shokët e Klodian
Në foto: Miqtë e Klodian Rashës

Dy nga shokët e ngushtë të Klodian Rashës, kanë hedhur poshtë versionin se 25-vjeçari mund të kishte patur armë zjarri me vete, duke u shprehur se ai kishte fobi prej tyre.

Në një komunikim për media, të rinjtë thanë se Klodiani kishte dalë për të blerë cigare në një kioskë që qendron e hapur 24 orë në zonën e Don Boskos, dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte dhe probleme me të tjerët.

Kujtojmë se, Rasha humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie, pasi kishte thyer orën policore.

“Unë jam shoku i Klodianit, ka qenë njeriu që ka gëzuar respektin e të gjithëve atyre që e kanë takuar. Aq sa jam unë tani i armatosur, aq është edhe Klodiani, nuk ka pasur prbleme me asnjë njeri, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, dhe e dimë shumë mirë këtë.

Nuk ka qenë një njeri që mund të cilësohej i rrezikshëm, ka dalë për të blerë cigare te një kioskë që qendron e hapur 24 orë. Policia brenda një kohe të shkurtër ka dhënë tre njoftime të ndryshme, ai është qëlluar pas shpine. Arma nuk i përkiste Klodian Rashës, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, nuk kishte probleme, nuk ishte në asmëri, nuk ka pasu asnjë arsye për të pasur armë.

Asnjë problem nuk ka pasur, ka qenë si një njeri i zakonshëm. Nuk është në intersesin e Policisë së Shtetit që një punonjës i saj të vrasë nga pas një 26-vjeçar. Ky është një krim nuk është një vrasje nga pakujdesia. Çfarë kërcënimi është kur ti largohesh me vrap?!”, shprehen miqtë e Klodian Rashës.

Të fundit