Flash News


E-TJERA

Tharje, kruarje dhe ‘këmba Covid’, 6 shenjat që ‘Omicron’ jep në lëkurë

Tharje, kruarje dhe ‘këmba Covid’, 6 shenjat që

Të infektuarit me Covid-19 shfaqin një sërë problemesh ku më tipiket për virusin janë temperatura e lartë dhe kolla e vazhdueshme. Një pjesë e të infektuarve humbën edhe shijen e nuhatjen, patën dhimbje të forta koke dhe lodhje muskulore.

Megjithatë, ajo çka është vënë re kohët e fundit, kryesisht te të infektuarit me variantin e ‘Omicron’, janë disa shenja që virusi lë në lëkurën e të infektuarit që mund të merren si alergji.

Dermatologia Monika Fida, duke folur për RTSH, ka treguar disa nga sinjalet që ‘Omicron’ jep në lëkurë nga ku kuptojmë se na duhet një ekzaminim më shumë për të parë nëse jemi ose jo mbartës të virusit.

“Pavarësisht faktit që pacienti mund të mos jetë i vetëdijshëm që mbart këtë lloj virusi dhe është infektuar me Omicron, ai mund të paraqesë manifestime në lëkurë që janë alarm që të orientohet drejt ekzaminimeve të mëtejshme. Tharja e lëkurës, të kruajturit, tharja e buzës, elementët në buzë, elementët në lëkurë dhe nga ana tjetër kanë qenë të infektuar me Omicron”, tha demartologia.

Dermatologia tregon edhe për problemin e ‘këmbës Covid’ që u has shpesh te pacientët e infektuar. “Gishtat e Covid ku thonjtë ose gishtat paraqiten më të ënjtur. Ndryshe e ngjashme me morthin”, u shpreh Fida.

Fida theksoi se disa prej shenjave mund të jenë ngjitëse, por sërish varet nga imuniteti dhe vetë individi. “Disa nga këto janë ngjitëse. Por manifestimet janë të ndryshme në individë të ndryshëm në varësi të shkallës së imunitetit të individit”, shtoi dermatologia.

Të fundit