Flash News

E-TJERA

The Independent artikull tensioneve në MEK: Policia vrau një muxhahedin

The Independent artikull tensioneve në MEK: Policia vrau një

Gazeta britanike, The Independent i ka kushtuar një artikull tensioneve mes policisë shqiptare dhe muxhahedinëve në qendrën e MEK në Manzë.

Gazeta brianike e ka konsideruar si tronditëse, dhunën policore duke shtuar se Departamenti amerikan i Shtetit e mori si të mirëqenë deklaratën e qeverisë shqiptare, por nuk bëri asnjë hetim të tijin në lidhje me dhunën.

"Në Shqipëri u zhvilluan skena tronditëse në Ashraf 3, ku qindra oficerë policie hynë në kompleksin e mbyllur duke terrorizuar muxhahedinët.

Fotot dhe videot e siguruara nga ‘Independent’ treguan kaos në terrenin e kampit, me burra dhe gra të moshuar që përballeshin me radhët e oficerëve të shumtë, që u hidhnin atyre spraj kimik.", shkruan The Independent.

Gjithashtu gazeta gjermane ka shkruar edhe  për muxhahedinin që humbi jetën: Në fotot e tjera, duket trupi i një burri të identifikuar si 65-vjeçari Ali Mostashari,me shenja të çarjes ose mavijosjes së rëndë të dukshme në qendër të ballit të tij. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se zoti Mostarshari u vra nga një oficer policie pasi u godit, por zyrtarët e policisë e kanë mohuar këtë.

Në të njëjtën kohë, policia pretendon se oficerët e tyre nuk përdorën armë në asnjë rrethanë, deklaratë që kundërshtohet nga provat e plagëve dhe nga imazhet e oficerëve të shumtë që përdorin spërkatje kimike.

Në një deklaratë të shkurtër, Departamenti i Shtetit nuk deklaroi se kishte ndonjë lidhje mes bastisjes së policisë dhe lobimit nga qeveria e Iranit.

Qeveria e Shqipërisë shpjegoi se bastisja ishte rezultat i një urdhri gjykate, deklarata u kritikua ashpër nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

 

Të fundit