Flash News

E-TJERA

The Sun: Koservatorët dështuan të frenojnë emigracionin, ndërsa laburistët s’kanë dëshirë

The Sun: Koservatorët dështuan të frenojnë emigracionin,

Konservatorët nuk kanë plan për të ulur imigracionin, ndërsa laburistët nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë një fluks kaq i madh nuk është i qëndrueshëm

Rritja befasuese dhe rekord e të gjitha kohërave e emigracionit është prova kryesore se konservatorët kanë humbur çdo kontroll mbi kufijtë, shkruan The Sun.

Ne nuk fajësojmë ata që vijnë këtu ligjërisht për të kërkuar mundësi të reja. Problemi qëndron tek politikanët. Gjatë gjithë kohës ata gënjejnë votuesit se edhe ata duan që numrat të bien.

Ja, pra, gjysmë milioni njerëz të rinj. . . popullsia e Bristol, Bradford ose Liverpool. Ata mbërritën në vetëm 12 muaj dhe të gjithë, 504 mijë duhet të pajisen me strehim, kujdes shëndetësor dhe transport, një barrë masive për shërbimet që tashmë po shpërbëhen.

Emigracioni në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. 277,000 të tjerë janë studentë të huaj që dynden në universitetet tona të lakmueshme, megjithëse shumë prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë.

Ndoshta nëse 40,000 emigrantë të paligjshëm nuk do të zbarkonin brenda një viti, pothuajse gjysma e tyre shqiptarë, britanikët nuk do të shqetësoheshin.

Brexit kishte për qëllim rimarrjen e kontrollin e kufijve. Shumica donin frenimin e e migrantëve, për të lehtësuar presionin mbi shërbimet.

Konservatorët kanë dështuar. Dhe mund të bëhet edhe më keq nën qeverisjen e laburistëve. Mbështetësit e tyre i duan kufijtë e hapur. Konservatorët nuk kanë plan për të ulur imigracionin.

 

Të fundit