Flash News

E-TJERA

The Sun: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm të ”Borussia”

The Sun: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm të

Tifozët shqiptarë, që ndoqën skuadrën e tyre, të udhëhequr nga ish-lojtari i ”Arsenal” dhe ”Manchester City”, Sylvinho dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta, e kthyen kuq e zi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”, shkruan gazeta britanike ”The Sun”.

Ata ishin edhe më entuziastë se ”banorët” e zakonshëm të asaj tribune të famshme pas vetëm disa sekondash, kur i dhanë Italisë tronditjen e jetës.

Goli erdhi nga një gabim i Federico Dimarcos të ”Interit” duke lejuar Bajramin të shënonte.

Italia ka kaluar një kohë të turbullt që kur mposhti Anglinë me penallti në ”Wembley”, tre vjet më parë.

Axurët nuk arritën të kualifikoheshin për një Kupë Botërore të dytë radhazi kur u mundën nga Maqedonia e Veriut në një lojë play-off përpara Katarit.

Menaxheri Roberto Mancini dha dorëheqjen vitin e kaluar për të ndjekur paratë me një punë të re si trajner i Arabisë Saudite.

 

 

Të fundit