Flash News

E-TJERA

The Sun: Si arritën shqiptarët të dominonin tregun e kokainës në Britani, ‘truket’ i mësuan në Amerikën Latine

The Sun: Si arritën shqiptarët të dominonin tregun e

Baronët e drogës në Amerikën Latine kanë trajnuar shqiptarë në mënyrë që të dominojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe, pasi kanë krijuar lidhje sekrete “të rëndësishme”, ka zbuluar një ekspert.

Bandat shqiptare sundojnë botën e krimit të drogës në MB, nga Londra dhe Mançesteri në Skoci me “truket” që i mësuan në Amerikën Latine rreth një dekadë më parë.

“The Sun” shkruan se shqiptarët kishin dërguar në Amerikën Latine të besuarit e tyre për të jetuar aty përgjithmonë dhe për të mbajtur nën kontroll rrjetin e trafikut të kokainës që niset nga ato vende drejt Europës.

Pasi shkelën për herë të parë në Meksikë dhe Kolumbi, bandat shqiptare po përdorin kontaktet e tyre për të arritur suksesin e gjatë të mafias italiane.

Britania është bërë një treg aq fitimprurës për kokainën, saqë trafikantët  në Amerikën Latine janë në konkurrencë të përgjakshme për të ndërmjetësuar marrëveshje midis karteleve dhe bandave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ekspert i bandës së drogës tha për The Sun: “Marrëdhënia e tyre është e suksesshme. Pavarësisht disa vrasjeve, ajo ka qenë shumë e suksesshme.

Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mirë mes shqiptarëve dhe karteleve.”

Ndërkohë në rrugët e Londrës ka përplasje të përgjakshme mes bandave të kombësive të ndryshme që luftojnë për të dominuar tregun e kokainës. Vetëm në ditët e fundit, dy të mitur janë qëlluar me armë zjarri gjatë një përplasje për territorin ku trafikonin lëndën narkotike.

Të fundit