Flash News

E-TJERA

The Sun: Vrasësi shqiptar i dënuar me 32 vite përdor TikTok në burg për para

The Sun: Vrasësi shqiptar i dënuar me 32 vite përdor TikTok

Shqiptari Eugert Merizaj, 33 vjeç, i dënuar me 32 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për vrasjen me armë zjarri të një tregtari droge, duket se po përdor një celular ne qeli teksa kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

The Sun shkruan se pavarësisht ndalimit të celularëve, ai ka transmetuar vazhdimisht biseda të drejtpërdrejta javët e fundit në HMP Manchester.

Merizaj foli me të vetëquajturin "Mbreti i Instagramit " Kozak Braçin në një video javën e kaluar të filmuar brenda burgut në Manchester. 

Braci i thotë Merizajt: Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio Dushku, si mbështetje për të dalë nga burgu.

Ai thotë po ashtu se ka shpenzuar 50,000 £ për avokatët dhe shprehet: Askush nuk do të më lërë të dal. Më kanë ikur paratë. Apeli financiar vjen pasi u zbulua në gusht të vitit të kaluar se Merizaj po transmetonte video të drejtpërdrejta nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok, ku flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.

Ai madje u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

 

Të fundit