Flash News

E-TJERA

Eksodi i emigrantëve, 'The Sunday Times': A është fundi i një "romance politike" mes Britanisë dhe Shqipërisë

Eksodi i emigrantëve, 'The Sunday Times': A është fundi

Emigracioni i paligjshëm, kalimi në rritje i shqiptarëve ilagalisht përmes kanalit të La Manshit drejt Britanisë së Madhe, kulmoi me deklaratat e lëshuara nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, e cila i cilësoi emigrantët shqiptarë që mbërrijnë me gomone si ‘kriminelë’.

The Sunday Times, ka përgatitur një artikull për  çështjen e emigrantëve shqiptarë, në një intervistë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri i ka konsideruar deklaratat e Barverman për çmuese, teksa ka pohuar për The Sundat Times, se ka qenë një admirues i demokracisë britanike dhe se Tony Blair e frymëzoi atë për të hyrë në politikë.

“Diskursi parlamentar britanik këto ditë i duket atij si ulërima nga çmenduria dhe Britania i kujton në disa mënyra Bosnjën. Jo për shkak të armëve, por për shkak të retorikës së çmendur, përçarëse”, ka thënë Rama për The Sunday Times.

Rama pret një falje nga sekretarja e Brendshme, e cila është përballur me thirrjet për të dhënë dorëheqjen për herë të dytë brenda një muaji për komentet e saj. 

“Kur i vë një vulë etnike problemeve sociale”, tha ai, “kjo e bën një grup etnik viktimë të urrejtjes dhe të të gjitha llojeve të gjërave të tmerrshme”.

Ai mendon se retorika e Braverman-it ishte “një sulm i llogaritur për të komunikuar me bazën e mbështetësve”.

Pra, a është ky fundi i një romance politike në lulëzim mes Britanisë dhe Shqipërisë? 

Rama iu drejtua Alastair Campbell, ish-spiun laburist, teksa i njohu meritat për fitoren që solli atë dhe partinë e tij socialiste në pushtet në vitin 2013.

“Pa Tony dhe Alastair ndoshta nuk do të kisha qenë kurrë në politikë,” tha ai. “Ata ishin frymëzimi im, ishte si takimi me idhujt. Ne jemi miq të mire. Sa herë që dua këshilla, pyes Tonin. Toni na ka ndihmuar, por ai kurrë nuk mori asnjë qindarkë nga qeveria jonë. Ai kurrë nuk kërkoi të paguhej. Kurrë.”

Megjithatë, Rama nuk ishte konsultuar me Blair ose Campbell për ndërhyrjen e tij në krizën e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi me një sërë komentesh në Twitter.

Rama shprehu krenarinë për pritjen e 4000 refugjatëve afganë nga qeveria e tij pas rënies së Kabulit. Një burim diplomatik tha në atë kohë se mesazhi nga numri 10 ishte “të ndihmojmë Shqipërinë sa më shumë që të mundemi”.

Të fundit