Flash News

E-TJERA

“The Times”: Emigrantët shqiptarë rritën nivelin e kriminalitetit në Britani, paratë i dërgojnë në vendlindje

“The Times”: Emigrantët shqiptarë rritën nivelin e

Mediat britanike i kanë kushtuar një tjetër artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që shkojnë në MB. “The Times” shkruan se 10 mijë shqiptarë kanë shkuar me gomone gjatë këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar.

Më tej shkruhet se shqiptarët kanë rritur kriminalitetin në vend. Dan O’Mahoney, zyrtar i policisë kufitare thotë se bandat kriminale shqiptare “fituan një terren” në Francën veriore.

Sipas tij shqiptarët janë vënë në kontakt me bandat shqiptare në MB, të cilat dominonin në tregtinë e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, armët dhe prostitucionin.

“Ata do të zhduken, do të punojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe për ndoshta gjashtë muaj, ndoshta një vit, do t’i dërgojnë paratë në shtëpi dhe më pas do të kthehen në Shqipëri,” tha ai.

Zyrtarët francezë kanë ndaluar 42 për qind të kalimeve të emigrantëve këtë vit, nga 50 për qind që ishte vitin e kaluar. O’Mahoney tha: “Nëse francezët nuk do të ndalonin ato kalime, do të shihnim më shumë se 2000 njerëz në ditë që mbërrinin me varka të vogla, do të ishte krejtësisht e pamenaxhueshme. Një sistem që tashmë është i mbingarkuar do të ishte në pikën e thyerjes.”

Autoritetet britanike sqarojnë se emigrantët shqiptarë janë të moshës 20 deri në 40 vjeç. Shumica e emigrantëve shqiptarë paraqitën kërkesa për azil ose thanë se ishin viktima të “skllavërisë modern”, tha O’Mahoney. Një numër i madh “po luanin qëllimisht me sistemin”, shtoi ai, dhe një numër në rritje ikën nga hotelet e përdorura për të strehuar azilkërkuesit brenda disa ditësh nga mbërritja.

Të fundit