Flash News

E-TJERA

“The Washington Post”: Ahmetaj po hetohet për inceneratorët, prioritet për anëtarësimin në BE

“The Washington Post”: Ahmetaj po hetohet për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi një kërkesë për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për tre vepra penale: fshehje e pasurisë, korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“The Washington Post” shkruan se Ahmetaj po hetohet për kontrata koncesionare për menaxhimin e mbetjeve publike, “një prioritet kryesor në përpjekjet e saj për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.”

Nëse do të gjykohej dhe dënohej, Ahmetaj mund të dënohet me 12 vite burg.

Korrupsioni ka pllakosur prej kohësh tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë, shton The Washington Post. Një reformë gjyqësore, e miratuar në vitin 2016 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, krijoi institucione të reja që synojnë të trajtojnë korrupsionin.

Nesër në orën 16:00 mblidhet Këshilli i Mandatev për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Vetë Ahmetaj deri tani nuk ka bërë asnjë reagimin për kërkesën e lëshuar nga SPAK.

Të fundit