Flash News

E-TJERA

Thellimi i tensioneve me Rusinë, shqiptarët në Ukrainë dalin me plan evakuimi: Më 17 shkurt pritet sulmi

Thellimi i tensioneve me Rusinë, shqiptarët në Ukrainë dalin

Rusia dhe Ukraina duket se e kanë të pamundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të shmangur precipitimin e konfliktit deri në një luftë të mundshme. Në mesin e shtetasve ukrainas dhe të huaj, ka edhe shqiptarë.

Kreu i Unionit Shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti tha në një intervistë për “Breaking” në Top Channel, se shqiptarë kanë biseduar për një plan evakuimi. Dermenti u shpreh se janë larg konfliktit, por situata paraqitet e tensionuar.

Sipas kreut të unionit, pritet që më 17 Shkurt të nise lufta e paralajmëruar nga diplomatët.

"Jemi larg konfliktit, 1 mijë km larg. Situata është shumë keq. Kemi 5 mijë shqiptarë që jetojnë në Ukrainë. Me 17 shkurt pritet të nisë lufta, shqiptarët janë gati sepse jemi luftarakë, kushdo të ikë dhe të marrin rrugën dhe të nisen në Shqipëri. Kam biseduar me një fshat kemi biseduar për një plan se kush do të ikë në Shqipëri", tha Dermenti.

Ministria e Jashtme i bëri thirrje disa  ditë më parë shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë të marrin masa për t’u larguar nga vendi, në pritje dhe në rrezik të shpërthimit të një lufte.

Të fundit