Flash News

E-TJERA

Thellohet bilanci tragjik, pas babait vinçier ndërron jetë edhe djali nga shpërthimi në Lushnjë

Thellohet bilanci tragjik, pas babait vinçier ndërron jetë edhe

Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi në një kapanon në ndërtim në Lushnjë.

Pas vinçierit, Landi Verçani, ka ndërruar jetë në spital edhe djali i tij, i cili ishte po ashtu punonjës në magazinë.

 Mësohet se djali i tij 20 vjeçar ndërroi jetë gjatë kohës kur po transportohej nga Lushnja drejt spitalit të Traumës.

Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit bashkë me të atin kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik, i cili shkaktoi shpërthimin e fuqishëm ku si pasojë u plagosën edhe shtatë persona të tjerë, mes tyre deputeti i PS, Bujar Çela.

Të fundit