Flash News

E-TJERA

“Them se e kanë vrarë, për një lidhje”, motra kërkon zbardhjen e vdekjes së vëllait

“Them se e kanë vrarë, për një lidhje”, motra

Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, në Tiranë u gjet i shtrirë përtokë Fadil Tuzi, 39 vjeç nga Shkodra, me dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ai qëndroi mbi 20 ditë në Spitalin e Traumës dhe më pas ndërroi jetë.

Motra e tij, Esmeralda Koçi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke dyshuar se vëllai është vrarë. Sipas saj, një person me të cilin viktima shoqërohej dhe një lidhje paralele e të dashurës së tij, mund të jenë shkak i ngjarjes.

“Vëllai ishte 39 vjeç, punonte ku t’i dilte, herë me punë dhe herë pa punë, si të gjithë. Është gjetur përtokë, nuk e di se kush i ka rënë. Vëllai kishte diku te tre vjet që jetonte këtu, kurse në Tiranë ka vëllai mbi 20 e ca vjet që jeton. Nuk më ka shprehur asnjë lloj gjëje dhe asnjë lloj shqetësimi. Unë dyshoj 100% që është një vrasje. Vëllai ka pasur një lidhje me një vajzë më herët. Mendoj se autori i vrasjes dhe vajza janë të lidhur”, thotë motra e viktimës.

Një dëshmitare deklaron, se e gjeti viktimën rreth orës 08:15 të gjakosur dhe se e kishte parë pak ditë më parë në shoqërinë e një gruaje.

“E pashë para dy ditëve, e pashë edhe një ditë tjetër, më përshëndeti. Unë punoj me turne te Spitali në QSUT, por vija nga turni i tretë dhe kur vij këtu shikoj një njeri të shtrirë te shkalla. Mu duk pak me gjak, por nuk e vura shumë re, mendova se po flinte. Ai pinte, disa herë e kam parë që vinte i shoqëruar me vajzë. Atë ditë që më foli mua ‘si je’, ishte me një grua. Këtu janë shpërthyer dyert, kush nuk hyn e kush nuk del, palë-palë. Vinë këtu persona të ndryshëm, ata që konsumojnë lëndë narkotike”, thotë për mikrofonin e “Stop” dëshmitarja. Tv Klan

Të fundit