Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë shpëtojnë vrasësin

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku me anë të falsifikimeve të dokumenteve, drejtësia shqiptare dhe mjekësia ligjore kërkon të shpëtojë nga burgu një vrasës.
Fiksi zbuloi zinxhirin e falsifikimeve të akteve te ekspertimit për të shpëtuar nga burgu një vrasës. Mjekët ligjorë nxjerrin të papërgjegjshëm para ligjit vrasësin, duke paraqitur si prova receta mjekësore me mjekime për problemet e sistemit tretës.
Fiks fare zbuloi sesi u lëshuan këto raporte mjeko ligjore në kundërshtim me ligjin,duke shpëtuar nga burgu vrasësin.
Gazetarët e Fiksit sjellin fakte me zë dhe figurë duke ndjekur gjithë zinxhirin e diagnostikimit, nga kundërshtimi i akteve të mjekëve ligjor me njëri tjetrin, deri te mjekja e burgut që kundërshton të ketë dhënë mjekim për sëmundje psikike për vrasësin , edhe pse prej një viti e gjysmë ai është në burgun e Drenovës.
Dy mjekë ligjor dhe katër neuropsikiatër të kontaktuar nga Fiksi, vrasësin e quajnë të përgjegjshëm, përveç dy mjekëve të mjekësisë ligjore që kanë kërkuar mjekim të detyrueshëm. Si rrjedhojë ata kanë kërkuar që gjykata të marri parasysh në vendimin e saj diagnozën e vrasësit dhe të pushohet çështja penale dhe të jepet mjekim i detyrueshëm.
Në Fiks fare u ankua Blerta Treska , një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren.
Vrasja e të shoqit të saj ka ndodhur në Prill të vitit 2020 dhe se autorin Blerta thotë e kishin komshi. Familja e Blertës jetonin në kat të parë ndërsa autori Apostol Bozhgolli në kat të dytë i vetëm. Ai i ka vrarë të shoqin brenda në shtëpi, është përpjekur që të fshehë dhe gjurmët dhe më pas është ngjitur në kate të dytë ku jetonte dhe ka bërë sikur flinte. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për motive banale sipas Blertës. I gjithë konflikti sipas denoncueses ka filluar për një llambë ndriçimi të ambientit të jashtëm para dy viteve se të ndodhte vrasja. Por pavarësisht krimit makabër që kishte kryer autori kishte sjellje normale në komunitet.
Kjo vërtetohet edhe nga një raport i mëparshëm i mjekësisë ligjore ku thuhet se autori nuk vuan nga asnjë sëmundje psikike dhe është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Ky raport nuk është pranuar nga avokati mbrojtësit, i cili ka kërkuar riekspertim. Kërkese që i është pranuar nga ana e gjykatës . Në raportin e fundit mjekët dalin me një tjetër qëndrim ku thuhet se autori i krimit duhet të dalë nga burgu me mjekim të detyrueshëm, pasi vuan nga skizofrenia. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës thotë se ky raport nuk është i saktë, pasi është marrë vendim bazuar në një kartelë të vitit 1985 dhe një dokument nga spitali Psikiatrik Elbasan në vitin 1974, të cilët nuk përcaktojnë saktë diagnozën. Kartela e vitit 1985 vendos diagnozën Debilitas, ndërsa dokumenti i vitit 1974 diagnozën skizofren. Bashkëshortja e viktimës Blerta Treska kërkon ndihmën e Fiksit për drejtësi.
Gazetarët e Fiksit marrin dokumentat që tregojnë sesi u arrit në përfundimin që vrasësi është skizofren dhe se çështja penale kundër tij duhet të pushohet. Procesverbali i grupit hetimor thotë se njollat e gjakut në banesën e viktimës dhe autorit janë fshirë. Grupi hetimor ka gjetur autorin e krimit në banesën e tij të mbuluar me batanije bën sikur fle.I pyetur nga prokurori i çështjes autori i krimit nuk pranon akuzën dhe deklaron se është i sëmurë mendor. Dosja e tij ndodhet në spitalin Psikiatrik Elbasan duke thënë me saktësi dhe numrin e dosjes, që është me numër 90. Ndërkohë në dosjen e tij në gjykatën e Korçës spitali Psikiatrik Elbasan ka kthyer përgjigje që autori i vrasjes është mjekuar në vitin 1974 për diagnozën Debilitas, por kartela nuk gjendet. Në kartelën e ambulancës së lagjes shkruhet se ky person vuan nga skizofrenia. Ndërkohë që mjekja e burgut e cila e ka ndjekur për më shumë se një vit e gjysmë vrasësin në burgun e Drenovës, tregon se për të janë dhënë tre receta nga specialistët për kurim të sëmundjeve të brendshme dhe asnjë për skizofreni, apo sëmundje të shëndetit mendor.
Skandali qëndron se këto receta kanë qenë provat ku janë bazuar ekspertët e dytë mjeko ligjore. Fiks Fare vërtetoi se medikamentet e recetave sipas mjekëve ekspert shërbejnë për të kuruar probleme të aparatit tretës dhe jo për të kuruar skizofreninë.
Gazetarët e fiksit nisin investigimin duke verifikuar të gjitha qendrat shëndetësore dhe mjekët që janë marrë me autorin e krimit. Mjekja aktuale e familjes thotë se nuk ka dijeni fare se kush është ky person, thjesht ka lexuar në kartelën e tij diagnozën skizofren. Ajo thotë se në vitet 1974 dhe 1985 shkruhet se duhet të shkojë tek neurologu për kemp dhe po në këtë ditë në kartelë është vendosur edhe diagnoza. Mjekja e familjes thotë që ky është skandal, pasi kuptohet si është vënë kjo datë. Gazetarët interesohen edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Shëndetësore në Korçë, dhe ky person nuk figuron në regjistrat e tyre, si pasojë as as diagnoza nuk është përcaktuar nga mjekët specialistë.
Pas kësaj Fiksi i drejtohet edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Korçë. Roland Lalaj drejtori i qendrës dhe mjek psikiatër thotë se personi në fjalë nuk ka qenë asnjëherë pacientë dhe nuk ka marrë kurrë receta nga mjekët specialistë.
Por si është cilësuar ky person nga mjekja e familjes në vitin 1985 skizofren? Sipas dokumentit mjekja familjes në atë kohë e drejtoi të sëmurin për të marrë kemp duke i vënë edhe didiagnon. Por dhe nga Bashkia Korçë Fiksi mori konfirmimin se Bozhgolli nuk është trajtuar asnjëherë me kemp.
Gazetarët verifikojnë edhe recetat e lëshuara në burg për këtë pacient. Mjekja burgut Nikolina Bode është neuripsikiatre. Ajo thotë se përveçse ky pacient është një njeri normal dhe qëndron me të tjerët në burg ilaçet në receta i ka për sëmundje të aparatit tretës, zemrës dhe hollues gjaku, por mohon kategorikisht se autori ka marrë mjekim për sëmundje të shëndetit mendor.
Gazetarët e Fiksit i vënë në dispozicion mjekes Bode vendimin e gjykatës ku mjekët ligjor e kanë diagnostikuar si skizofren. Fakt ky që e habiti mjeken e burgut dhe u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij akti ekspertimi dhe deklaroi se në një vit e gjysmë që ajo e ka ndjekur autorin në burg, nuk ka marrë mjekim për skizofreni dhe se nuk shfaq as edhe një simptomë të kësaj sëmundje në burg. “Ai është në qeli me të burgosur të tjerë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë asnjë shenjë agresiviteti në kolektiv” shprehet mjekja neuropsikiatre.
Për një përgjigje më të specializuar Fiksi iu drejtua edhe mjekes psikiatre Arjana Rreli. Ajo shpjegon se një person me skizofreni për shkak të mos mjekimit mund të shkojë në Debilitas, që është prapambetje mendore por jo e kundërta. Ajo thotë se diagnozën e vendos vetëm psikiatri dhe kurrë një mjekje familje. Gjithashtu psikiatria Arina Rreli thotë se këta persona degradojnë nëse nuk mjekohen deri në mos komunikim me askënd dhe janë persona që mund t’i dallojë kushdo. Aq më tepër nëse personi ka qenë skizofren që në vitin 1985. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të takojnë mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore Dorian Skënderaj dhe Ilda Aliko të cilët me aktin e ekspertimit dolën me diagnozën skizofren. Mjekët nuk pranojnë të takohen më gazetarët.
Dorian Skënderaj edhe pse ka hartuar këtë dokument vetëm para një muaji thotë se prej kohësh nuk është pjesë e këtij institucioni.Ndërsa mjekja Ilda Aliko thotë se nuk mund të flasë për rastin, pasi vlerësimi është pjesë e proçesit. Nëse ky person është skizofren si është lënë në një burg të zakonshëm?
Emisioni Fiks Fare për këtë ka nisur email në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nëse kanë përgjigjen e IML dhe vendimin e gjykatës dhe përse ky person qëndron në burgun e Drenovës? Por deri më sot nuk ka marrë përgjigje. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38