Flash News

E-TJERA

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, pranga 29-vjeçarit në Durrës

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, pranga

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Masa”, duke identifikuar dhe ndaluar dy persona të dyshuar për vjedhjen e sendeve me vlerë 3 milionë lekë nga një lokal në lagjen nr. 18.

Autorët, në bashkëpunim me një person të tretë ende të paidentifikuar janë kapur, ndërsa automjeti dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjes janë sekuestruar.  

Mes tyre u arrestua edhe nje 29 vjeçar i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.

M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.

Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të fundit