Flash News

E-TJERA

Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet ndëshkim për Eni Çobanin

Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet ndëshkim për Eni

Avokatja Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Ajo ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Përmet.

Ky vendim i Eni Çobanit bie në kundërshtim me Dhomën e Avokatisë, e cila ka vendosur prej javësh që të bojkotojë seancat gjyqësore, në formë proteste kundër hartës së re.

Në media raportohet se ka pasur edhe një debat mes Çobanit dhe avokatëve të Përmetit në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër, ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit.

Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet ndëshkim për Eni

 

Të fundit