Flash News

E-TJERA

Theu kabinën në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës, arrestohet 33-vjeçari. Në kërkim një tjetër

Theu kabinën në hyrje të parkut kombëtar të

Vihet në pranga një person dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi akuzohen se një ditë më parë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, pasi gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, në Divjakë, kanë kryer veprime të dhunshme dhe si pasojë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., J. M., N. Gj., D. P. dhe L. Gj”, njofton policia.

Kujtojmë se dhjetëra banorë të Divjakës kanë protestuar prej disa ditësh për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Turizmit që vendos një tra me pagesë për të hyrë në parkun natyror që përfshin plazhin dhe Lagunën e Karavastasë.

Të fundit