Flash News

E-TJERA

Theu legenin në burg, lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës

Theu legenin në burg, lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së

Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka është liruar nga qelia këtë të hënë.

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë në "arrest shtëpie" për Zekën, pasi ky i fundit theu legenin në ambjentet e burgut dhe në të tilla kushte është vlerësuar ndryshimi i masës.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

 

Të fundit