Flash News

E-TJERA

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet 27-vjeçari në Morinë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shtetasi me iniciale L. L., banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Policia Kufitare ka kryer verifikimet dhe ka bërë ndalimin e tij, ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Ky operacion është pjesë e punës së Policisë Kufitare për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi, duke identifikuar dhe ndaluar personat që tentojnë të shmangin drejtësinë.

 

Të fundit