Flash News

E-TJERA

Theu masën e sigurisë, pranga 30-vjeçarit në Bulqizë

Theu masën e sigurisë, pranga 30-vjeçarit në Bulqizë

Një 30-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në momentin kur efektivët e policisë kishin shkuar në banesë për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë, kishin konstatuar mungesën e tij.

Pas kërkimeve, 30-vjeçari u kap dhe u vu në pranga.

“Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Gjatë kontrolleve të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, nga shtetasit e akuzuar për vepra penale të ndryshme, është konstatuar se shtetasi J. B., 30 vjeç, banues në Bulqizë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, nuk ishte në banesë.

Menjëherë kanë nisur kontrollet për lokalizimin e tij, dhe si rezultat i tyre janë mundësuar kapja dhe vënia në pranga e 30-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit