Flash News

E-TJERA

Theu orën policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit

Theu orën policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit
Foto ilustruese

Policia ka gjobitur djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi për shkleje të masave anti-Covid.

Në ditën e parë të masave të reja shtrënguese, ku i gjithë vendi duhet të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes, Redon Meksi është konstatuar jashtë banesës pas orës së lejuar.

Përmes një postimi në Facebook, Meksi ka publikuar fletën e gjobës, shoqëruar me një status, ndërsa ironizon.

"Kaloi ora 20.00, kur ç'të shoh më kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njëherë vërdall se do më japi ndonjëri... dhe në fakt ashtu ndodhi, më dha një polic këtë copën e letrës", shkruan ai.

Theu orën policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit

 

Të fundit