Flash News

E-TJERA

Theu truan në Qafë-Botë, policia shqiptare identifikon autorin dhe sqaron ngjarjen

Theu truan në Qafë-Botë, policia shqiptare identifikon autorin

Policia e Vlorës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Qafë Botës, ku një person që vinte nga Shqipëria theu traun e doganës me makinë dhe kaloi në territorin grek.

Sipas policisë, autori është identifikuar si Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë  Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në mënyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Të fundit