Flash News

E-TJERA

“Theva rrjetin me ballokumet”, Kryemadhi flet për videot pikante: Ma ka prish ajo me Osmonin, Olti Currit ja mbyllën Tik Tokun

“Theva rrjetin me ballokumet”, Kryemadhi flet për videot

Në këtë prag fushate, disa video pikante të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi kanë bërë xhiron e rrjetit. Një prej tyre është ajo me ballokumet, kur Kryemadhi futi në furrë 12 ballokume dhe më pas nxori 6. Tjetra është ajo e një ditë më parë kur Kryemadhi u shfaq krah blogerit Olti Curri duke kërcuer një muzikë orientale.

Gjatë një takimi në Elbasan ku prezantoi kandidatët për deputet, Kryemadhi u shfaq mjaft e kënaqur që videot e saj janë përhapur shumë në rrjetet sociale, por e shqetësuar për videon e Osmonit, siç e quajti ajo, pasi për shkak të saj i ishte mbyllur “Tik Toku” Olti Currit.

“Kam pas shumë të drejtë kur them që është shans dhe mundësi dhe normale që ndryshimi vjen nga Elbasani sepse edhe videoja ime me ballokumet e Elbasanit ka thyer rrjetet. Ma ka prish njëçik ajo me Osmonin, “Osmon Style” se ja kishin mbyllur Olti Currit edhe Tik Tokun, ishin anku se kishte vajt dhe ajo 500 mijë shikime, ndërsa ajo me ballokumet ka vajt 300 e ca mijë shikime, kështu që ka një pozitivitet dhe kam kuptuar që Elbasani e përdor shumë Instagramin dhe Tik Tokun kështu që është një mjet komunikimi shumë i mirë, pra nuk e natyrale, por virtuale komunikimi me Elbasanllit është i jashtëzakonshëm.” u shpreh Kryemadhi.

Të fundit