Flash News

Bota

"Thirra takim më 6 prill në Tiranë", ministri i Jashtëm italian tregon si nisi marrëveshja për refugjatët

"Thirra takim më 6 prill në Tiranë", ministri i

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët që pritet të vijnë në dy qendrt që do të ngrihen në hëngjin dhe Gjadër.

Në një intervistë për "Corriere della Sera", Tajani ka thënë se zanafillat e marrëveshjes nisën nga Ministria e Jashtme. Tajani shpjegon se pas negocimit ka zhvilluar një takim paraprak më 6 prill në Tiranë, ndërsa më 24 maj është nisur misioni i parë operacional.  

“Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, materialisht të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, për të cilën kanë punuar së bashku Kryesia e Këshillit, Punët e Jashtme, Brendshme, Drejtësia dhe Shëndetësia. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime. Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, thirra një takim paraprak operacional midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Brendshme dhe ambasadës në Tiranë më 6 prill. Nuk është një marrëveshje e lindur mbi një gotë verë në pushime. U nis më 24 maj misioni i parë operacional në Tiranë nga të Jashtëm dhe të Brendshëm. Kemi dhjetëra minuta, email, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, ka thënë Tajani.

I pyetur për kritikat që marrëveshja ka marrë nga ekspertët e ligjit, si cënim që i bëhet të drejtave të njeriut, Tajani i kundërshton. Ai thotë se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë kanë shqyrtuar kuadrin ligjor dhe se është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore.

“Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Ne kemi shqyrtuar raste të ngjashme, kemi lexuar dënimet dhe jurisprudencën ndërkombëtare dhe evropiane. Kushdo që thotë se do të shkojmë në Guantanamo, po bën një deklaratë që është fyese dhe qesharake. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi që aplikon për t'u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku. Ky është një shembull praktik i solidaritetit evropian”, ka përfunduar Tajani.

Të fundit