Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Thirrja e autoriteteve amerikane dhe gjermane: Mos konsumoni ujë çezme në Shqipëri
Autoritetet gjermane dhe ato amerikane kanë publikuar një listë të vendeve në botë ku nuk mund të konsumoni ujin e çezmës.
Sipas ADAC në Gjermani, nuk duhet të konsumoni ujë në vende si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.
Ndërkohë, edhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se nuk duhet të konsumoni ujin pasi rrezikoni shumë sëmundje.
Në rekomandim thuhet se uji përmban patogjenë për shkak të higjienës së ulët. Për këtë arsye, rekomandohet që ta zieni ujin përpara se ta përdorni.
Autoritetet thonë se uji duhet zier për të paktën tre minuta. Shqipëria ka investuar miliona euro për ujësjellësit, por përveç mungesës së furnizimit me ujë, ai nuk konsumohet nga banorët.
Qytetarët shpenzojnë miliona euro për të blerë ujë nëpër markete.