Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Thirrja e Metës: Denoncimet për krimet zgjedhore të zbardhen pa vonesë, apeli im për qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve administrative dhe gjyqësore, që të shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet të gjitha ankesat e parashtruar nga opozita lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit kërkon që denoncimet për krimet zgjedhore të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë zyrtarët, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrëmberuar vullnetin e zgjedhësit, të përgjigjen përpara ligjit.
Ai iu ka bërë apel dhe qytetarëve që të vijojnë dhe t’i përgjigjen organeve të drejtësisë, me të dhëna, dëshmi dhe fakte, në mënyrë që drejtësia të funksionojë shpejt, për të zbardhur të vërtetën.
Sipas Metës, çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar dhe se procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit, të jetë shqyrtuar.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës,
Më 25 prill 2021, të gjithë ju drejtuam kutive të votimit, për të zgjedhur, se cilët do të jenë përfaqësuesit tanë në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Përpos kësaj dite, që fatmirësisht shkoi e qetë dhe pa probematika serioze, të gjithë ne u bëmë dëshmitarë dhe përditë po shtohen dëshmitë publike dhe provat se, ky proces zgjedhor, ka patur problematika. Numri i krimeve zgjedhore u rrit ndjeshëm; ku blerja e votës u kthye në fenomen masiv; ku administrata, fondet publike, dhe asetet shtetërore u keqpqërdorën nga pushtetëmbajtësit për të favorizuar veten e tyre.
Një mori kallëzimesh penale, janë tashmë të administruara në organet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, përpara, gjatë, por dhe aktualisht, pas ditës së votimit.
Të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrëmberuar vullnetin e zgjedhësit, duhet të përgjigjen përpara ligjit.
Të gjithë qytetarët, duhet të vijojnë dhe t’i përgjigjen organeve të drejtësisë, me të dhëna, dëshmi dhe fakte, në mënyrë që drejtësia të funksionojë shpejt, për të zbardhur të vërtetën.
Kushdo, që ka konsumuar veprime të paligjshme, për të përfituar një mandat, duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.
Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.
Procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit, të jetë shqyrtuar.
Më datë 4 maj 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi me vendim, tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021.
Sipas Kodit Zgjedhor, këto rezultate nuk janë përfundimtare nëse subjektet zgjedhore paraqesin ankim kundër tyre.
Tashmë ndaj rezultatit të shpallur shumë subjekte zgjedhore kanë paraqitur dhe po ndjekin procedurat ankimore në organet respektive administrative në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ dhe ato gjyqësore, ndërkohë që, çështjet penale të hapura si rezultat i denoncimeve për krimet zgjedhore të konsumuara nga administrata publike dhe funksionarët e lartë drejtues, politikë ose jo, po ndiqen në organet respektive nga subjektet denoncuese të tyre.
Si Presidenti i Republikës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve administrative dhe gjyqësore, që të shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet të gjitha ankesat e parashtruara, pasi integriteti i këtij procesi ankimor, është po aq i rëndësishëm, sa dhe vet rezultati i shqyrtimit të këtyre ankesave.
Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet e rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor.
Është e rëndësishme, që çdo fakt, e dhënë, material zgjedhor, të kqyret e verifikohet, me objektivitet dhe paanënësi.
Asgjë nuk ka përfunduar!
Kodi Zgjedhor, në nenin 167 të tij, e përcakton shumë qartë se KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, vetëm pasi të kenë përfunduar procedurat e ankimit, sipas këtij Kodi.
Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, jemi ende në periudhë zgjedhore, dhe subjektet politikë, përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi dhe të ndjekin nga afër proceset, që ata kanë ngritur.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm, që organet e ngarkuara nga ligji duhet të përmbushin detyrat e tyre, në mënyrë të pandikuar, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit.
Ndërkohë, organet e drejtësisë penale, duhet t`i paraprijnë këtij procesi me rezultate konkrete, pasi në të kundërt, çfarë vlere do të kishte nëse ata lejojnë që në ndenjëset e Kuvendit të ulen deputetë të zgjedhur, me vota të blera apo përmes një procesi të manipuluar!
Drejtësia duhet të funksionojë tani, për t’i shërbyer rivendosjes së besimit të shqiptarëve tek proceset zgjedhore!
Kjo është e rëndësishme për të gjithë ne! Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit!
Çdokush, që mbështet teorinë e faktit të kryer, duke shpërqëndruar vëmendjen nga proceset ankimore dhe hetimore penale në proces, është bashkëfajtor në cenimin e klimës së besimit ndërmjet palëve, në cenimin e standarteve të këtij procesi zgjedhor, para, gjatë dhe aktualisht!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38