Flash News

E-TJERA

Thirrja e Metës për ikjen e fermerëve: Shpëtimi i bujqësisë është një detyrë ndërkombëtare

Thirrja e Metës për  ikjen e fermerëve: Shpëtimi i

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim për situatën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Sipas Metës, të gjithë bashkë duhet të mbështesim bujqësinë dhe blegtorinë, duke shtuar se po shkatërrohen investimet kurajoze në bujqësi dhe krahinat e bukura të Shqipërisë po braktisen çdo ditë e më shumë nga fermerët.

Presidenti Meta thotë se shpëtimi i bujqësisë është një  detyrë mbarëkombëtare.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

Të fundit