Flash News

E-TJERA

Thirrje ekstremiste ndaj ISIS, SPAK dërgon për gjykim Ibrahim El Salih

Thirrje ekstremiste ndaj ISIS, SPAK dërgon për gjykim Ibrahim El Salih

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasit të dyshuar për terrorizëm Ibrahim El Salih (Lekica).

El Salih akuzohet për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. SPAK njofton se nga provat e siguruara rezulton që El Salih përdorte rrjetet sociale (Facebook) për të nxitur urretje fetare.

El Salih i bëntë thirrje ndjekësve të tij të përkrahte ISIS.

“Referuar përmbajtjes së shkrimeve të publikuara nga ky i pandehur (duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim) nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, transkriptimit dhe përkthimit të videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, është arritur në konkluzionin se, postimet e kryera përmbanin elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje, propagandë që të shtyjë personat lexues, ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, njofton SPAK.

Të fundit