Flash News

E-TJERA

Thirrje raciste ndaj tifozëve, FIFA ndëshkon Serbinë

Thirrje raciste ndaj tifozëve, FIFA ndëshkon Serbinë

FIFA ka ndëshkuar Serbinë me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen që do të luajë kundër Anglisë muajin e ardhshëm, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Shkak është bërë sjellja raciste e tifozëve gjatë fitores 3-0 ndaj Andorrës në qershor, njoftoi të enjten Federata Serbe e Futbollit (FSS).

Serbia, e cila gjithashtu u gjobit me 50,000 franga zvicerane (62,877 dollarë), duhet të mbajë të mbyllur të paktën 15% të kapacitetit pas portave në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd kur të presë Anglinë për ndeshjen e Grupit K më 9 shtator, shtoi FSS.

Serbia u ndëshkua edhe vitin e kaluar nga UEFA me mbyllje të pjesshme të stadiumit për sjelljen e tifozëve gjatë Ligës së Kombeve.

Të fundit