All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Thirrjet antishqiptare në ndeshje, reagon presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

All - Paragraf - 1

Thirrjet antishqiptare në ndeshje, reagon presidentja e Maqedonisë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka reaguar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit në qytetin e Kumanovës.

All - Paragraf - 3

Ajo u shpreh se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar",- shkruan ajo në fb.

Ajo thotë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”. Gjithashtu shton se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

Reagimi

Të fundit