Flash News

E-TJERA

Thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, FIFA dënon me gjobë Serbinë

Thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, FIFA dënon me gjobë Serbinë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin "A" nga kombëtarja e saj për meshkuj.

Dënimi vjen për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s për thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës, në fazën e grupeve, të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

FIFA veproi një ditë pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila tha se gjatë ndeshjes së zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar "fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë" në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur "veprime raciste nga tifozët serbë".

Në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova, përfshirë kapitenin Granit Xhaka.

 

Të fundit