Flash News

E-TJERA

Thirrjet raciste për Kosovën, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

Thirrjet raciste për Kosovën, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për thirrjet “Kosova është Serbi”, të kënduara nga tifozët e saj para dhe gjatë ndeshjes kundër Anglisë.

Hetimi i UEFA-s bëhet për dy shkelje. Njëra ka të bëjë me hedhjen e sendeve dhe tjetra ka të bëjë me transmetimin e një “mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe. FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

Të fundit