Flash News

E-TJERA

“Thoja ishalla nuk është njeri”, rrëfehet peshkatari që gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Buna

“Thoja ishalla nuk është njeri”, rrëfehet peshkatari

Safet Hasani është peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lumin Bunë.

Hasnai ka rrëfyer momentn kur ka parë trupin e pajetë të vajzës në lumin Buna. Peshkatari tha se ishte mbrëmje kur ai pikasi trupin e vogëlushes në ujë. Fillimisht, Hasani tha se mendoi se ishte kukull dhe njoftoi policinë.

Hasani tregoi se u shokua kur pa se trupi ishte i një njeriu.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos në ndeshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari.

Të fundit