Flash News

E-TJERA

“Thonj, karfica, gozhdë me kamera”, eksperti tregon sekretet e përgjimit në Shqipëri

“Thonj, karfica, gozhdë me kamera”, eksperti tregon sekretet e

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar disa nga sekretet e përgjimit në Shqipëri.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se për të përgjuar përdoren objekte duke filluar nga syzet tek karficat, orat, celulari, gozhdët e thonjtë artificial.

Karamuço tha se ka një ‘uri’ të shtuar për të përgjuar njëri-tjetrin, ndaj mendon se detektivi privat është një profesion që sipas tij duhet ligjëruar.

Karamuço: Tani unë them që këtu ka dyqane dhe një treg informal, duke filluar që nga syzet, e për të vijuar me karficat, orat dhe celulari po e po sepse është armiku ynë më i madh po e mbajte ashtu… Krahas këtyre ka edhe gozhda sot, gozhda të vogla. Kanë ardhur vida që t’i po i mbajte ashtu, i merr dhe vendos në një vend, ato janë kamera. Do vijnë shumë shpejt ajo që po ndodh sot në Evropë dhe është kthyer në një sfidë të madhe, thonjë artificial me kamerë brenda. Pra ç’është kjo uri kaq e madhe e këtij tregu për të përgjuar njeri-tjetrin. Ne mund të përgjojmë, por marrim përgjegjësi penale mbi veten.

Unë kam folur me shumë dedektiv privatë, për mua është një profesion që duhet të ligjërohet në Shqipëri. Janë bërë shumë tentative. Deputeti Jenisheri, në mos të gaboj, e propozoi në parlament dhe nuk iu miratua në atë kohë. Duhet me patjetër të vendosen në shinat e ligjit të gjitha këto pajisje.

Të fundit