Flash News

E-TJERA

"Thuaj kam folur me kryetarin, telefoni s'është për këto biseda", zbardhen përgjimet mes Tushes dhe biznesmenit

"Thuaj kam folur me kryetarin, telefoni s'është për

Kanë dalë përgjimet që janë pjesë e dosjes hetimore dhe që tregojnë se kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe ka ndërhyrë duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga përgjimet rezulton se Tushe bisedon me një biznesmen, i cili i ankohet se një prej inspektorëve i ka bllokuar punimet ndërtimore. Ai i kërkon kryebashkiakut që të ndërhyjë për të vazhduar pa probleme ndërtimin e objektit.

Personi me të cilin ka biseduar Tushe është identifikuar si Ismail Blliku. Sipas përgjimeve të zbardhura, biseda e zhvilluar mes Tushes dhe biznesmenit është bërë në datën 5 mars 2021 rreth orës 11:45.

Blliku: Përshendetje Kryetar, jam Ismail Blliku, nga Shegasi, kemi biseduar bashkë… kam ulur një plaë shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe me ka pezulluar punimet…

Tushe: Mirë mirë, i thuaj kam folur me kryetarin dhe telefoni… të thash unë më duket.. ky telefon nuk është për këto lloj bisedash merre rrugën … ju ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu… telefoni nuk është për këto lloj bisedash … hajt….

Blliku: Dakord dakord

Tushe: hajt….

Tushe u arrestua nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim.

SPAK preu 11 urdhër-arreste për 9 zyrtarë e 2 biznesmenë në Lushnjë, pasi dyshohet për abuzim me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja.

Shtatë prej tyre, duke përfshirë dhe Fatos Tushen, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa 4 të tjerë janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Të fundit