Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Lëviznin në qytet pas thyerjes së masës së sigurisë, kapen 2 të rinjtë të dënuar për drogë e armë
Policia ka arrestuar dy të rinj në Fier, pasi kishin thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Mësohet se shtetasi Romario Çuko i dënuar për drogë është kapur jashtë banesës ndërsa 41-vjeçari, Mario Çukaj i dënuar për armë pa leje është arrestuar teksa qarkullonte me automjet në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë Romario Çuko., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Mario Çukaj.., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme